“INN Fest 2019”, Veliaj: Piramida, streha e teknologjisë. Do trajnojmë deri në 5 mijë fëmijë e të rinj në vit

Tirana priti Festivalinmë të madh të inovacionit për rajonin e Ballkanit “INN Fest 2019”, i cili ukthye në një pikëtakim për shumë kompani nga e gjithë bota, që sollën risitë mëtë fundit teknologjike. Në hapjen e takimit, ku morën pjesë mbi 1500 sipërmarrësdhe drejtues kompanish, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kryeqytetika përqafuar teknologjinë inovative si një mënyrë për të ecur përpara dhe për tëpërmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve.

“Dita më erëndësishme është dita pas konferencës sepse shohim sa do zbatohen ato qëthemi, sa përkthehen në investime konkrete, i cili më pas materializohet në njëprodukt që testohet në treg. Një nga avantazhet e të qenit vend në zhvillim ështëse ne mund të kalojmë disa faza të industrializimit; pra, Tirana nuk ka mënevojë të mendojë sesi do të bëjë atë që bëri Viena apo Zagrebi me autobusët mekabllo elektrike sepse sot është koha e autobusëve elektrikë, mund të kalojmëdirekt aty”, tha ai, teksa solli shembullin e suksesshëm të aplikacionit me tëcilin bashkia bëri evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se një nga nismat e bashkisë është edhe rrjetëzimi i Piramidës,e cila do të transformohet në qendrën më të madhe të teknologjisë sëinovacionit. Veliaj theksoi se rreth 5 mijë të rinj të kryeqytetit do të kenëmundësi të mësojnë gjuhën e kodimit, që më pas mund të rekrutohen nga biznese tëndryshme. “Sot, më vjen ta keq them, nuk mjafton 10-ta dhe anglishtja nëse nukdimë kompjuterin. Ndaj, ky investim është në të mirën edhe në të ardhmen ekëtij qyteti. Ajo që duam të bëjmë është që çdo vit të trajnojmë deri në 5 mijëfëmijë nga mosha 6 deri në 18 vjeç. Do të shfrytëzojmë hapësirën e Piramidëspër disa nga këto kompani ose start up-e, të cilët do të kenë mundësi të ‘inkubohen’aty, por edhe të rekrutojnë talente nga të diplomuarit në Piramidë”, deklaroiai. Sipas tij, pavarësishtskepticizmit fillestar të një pakice për çdo projekt të bashkisë, koha ka treguarse ato kanë qenë të suksesshme.

“E kam hasur dozën e cinizmit dhe të skepticizmitnë shumë nisma. Mbaj mend kur filluam me kopshtet, me çerdhet, thoshin: “Po ik,o Lali, se s’ka filantropi këtu! Ku jep shqiptari lek”. Ne cinizmin e kemisport kombëtar, jo vetëm në Shqipëri, por në Ballkan, pra gjejmë arsye që gjërattë mos funksionojnë. Ndërkohë, më pëlqen që sot kemi njerëz që gjejnë të vetmenarsye pse gjërat do të funksionojnë”, nënvizoi Veliaj, teksa tha se qytetetgjithnjë e më shumë po i kushtojnë një vëmendje inovacionit dhe teknologjisëdigjitale. INN Fest 2019është krijuar për të qenë konferenca më e rëndësishme rajonale për inovacionindhe teknologjinë e që synon mbështetjen, investimin dhe zhvillimin e ideve tëreja inovative mbi industritë dhe ndërmarrjet.

SHKARKO APP