Inner Wheel Club Tirana 10 vjet në Shqipëri me nisma në shërbim të komunitetit
Inner Wheel Club Tirana kremtoi 10-vjetorin e themelimit, duke shënuar një dekadë aktivitetesh të përkushtuara ndaj shërbimit në komunitet, miqësisë dhe vullnetarizmit. Klubi mirëpriti në Shqipëri Presidenten Botërore të International Inner Wheel, znj. Kay Morland, si dhe përfaqësuese nga klubet Inner Wheel të Italisë dhe Grazit (Austri), përfaqësues të Rotary-t, institucioneve shtetërore dhe partnerëve me të cilët ka bashkëpunuar ndër vite.
Duke vlerësuar arritjet e deritanishme, drejtueset e klubit theksuan se misioni i Inner Wheel Club Tirana do të vijojë të mbetet promovimi i shërbimit dhe përkushtimit ndaj komunitetit, duke forcuar më tej rolin e grave në nisma me ndikim pozitiv shoqëror.
Inner Wheel është një nga organizatat më të mëdha të grave në botë, e themeluar në vitin 1924 në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo numëron sot mbi 115 mijë anëtare në më shumë se 100 vende dhe rreth 4 200 klube aktive në mbarë globin. Organizata promovon miqësinë ndërmjet grave, inkurajon shërbimin vullnetar dhe mbështet projekte me ndikim social në komunitete të ndryshme.
KOHA JONË SONDAZH

