Inspektimet në Vlorë/ Shkëlqim Hajdari: Të ulim barrën ndaj biznesit të ndershëm

Inspektori i Përgjithshëm i Republikës, Shkëlqim Hajdari bën me dije se edhe në Vlorë ka filluar kryerja e inspektimeve online, me dokumenta standarde, çeklista dhe autorizime.

Siç njofton Z. Hajdari, i pranishëm ishte Kryetari i Bashkisë Dritan Leli si dhe trupa e inspektorëve vendorë.

“Synimi është i qartë: të ulim barrën dhe numrin e inspektimeve ndaj biznesit të ndershëm, procesi i inspektimit të mos synojë gjobitjen e tyre, por këshillimin, vetëkorrigjimin, formalizimin e standardizimin e tyre”, pohon Inspektori i Përgjithshëm.

Postimi i plotë në Facebook:

“Pas Gjirokastrës, Sarandës, Himarës, Finiqit, sot në Vlorë, me Kryetarin e Bashkisë Z. Dritan Leli dhe trupën e inspektorëve vendorë, filluam kryerjen e inspektimeve online, me dokumenta standarde, çeklista, autorizime.

Synimi është i qartë: “të ulim barrën dhe numrin e inspektimeve ndaj biznesit të ndershëm, procesi i inspektimit të mos synojë gjobitjen e tyre, por këshillimin, vetëkorrigjimin, formalizimin e standardizimin e tyre” !”

SHKARKO APP