Inspektimi, Nikolla: Ligji i është kthyer shkollës dhe arsimit shqiptar

150 mësues të profileve të ndryshme, do të korrigjojnë testet e sekretuara të 5303 mësuesve që kishin aplikuar në portalin “Mësues për Shqipërinë” e që zhvilluan provimin me shkrim në datën 6 dhjetor, në 13 Drejtoritë Arsimore Rajonale.

Sipas ministres Nikolla, ky testim krijon jo vetëm një situatë të re për cilësinë e edukimit të 177 mijë fëmijëve, por është edhe një përgjigje kundër korrupsionit, që i jep fund emërimeve pa kriter. 

“Vlerësuesit e testeve, që janë mësuesit dhe ekspertët më të mirë që ka vendi në arsimin parauniversitar, kanë filluar sot nga puna për vlerësimin e testeve që janë të sekretuar dhe që kanë vetëm një bar-kod, i cili nuk tregon asnjë të dhënë të kandidatit.

“Në 22 dhjetor do të bëjmë transparente gjithë listën e fituesve për çdo Drejtori Arsimore Rajonale dhe Zyrë Arsimore në vend, duke ndryshuar kështu situatën për 177 mijë nxënës që ishin prekur nga shkelja e vazhdueshme e ligjit ndër vite, me mësues pa arsim përkatës dhe jashtë profilit”, tha ajo.
Duke shtuar se sot, ligji i është kthyer shkollës dhe arsimit shqiptar dhe se ky është një lajm i mirë për prindërit, për fëmijët dhe për të si një ish-mësuese, që përmes një procesi transparent dhe të miradministruar, iu dha fund korrupsionit në arsim.

“Listat që do të bëhen transparente për çdo DAR dhe ZA i shtojnë ligjit transparencën, meritokracinë dhe njohjen e plotë të çdo vendimmarrje që do t’i kthejë mësuesit e komanduar në mësues definitive, ashtu siç përcakton ligji, përmes komisioneve të shkollave. Ne jemi të vendosur në respekt të ligjit, ndaj mësuesit fitues do të kthehen në mësues definitive pas vendimit të komisioneve në shkolla”, tha Nikolla.

SHKARKO APP