Inspekton shkollën e re, Rama batuta me drejtoreshën: E ke namin e shtrigës gjithandej
Kryeministri Edi Rama, këtë të mërkurë ka inspektuar hapjen e shkollës së re “Hasan Koçi” në Durrës, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. “Hapet për nxënësit e mësuesit një tjetër shkollë e re, pakrahasimisht më e bukur, më e sigurt dhe sigurisht më e madhe, me kushte optimale si në çdo qytet të Europës”, tha Rama. Nga ana tjetër, nuk ka kursyer as batutat me drejtoreshën e shkollës, për të cilën u shpreh “Je një shtrigë t’i, të ka dalë nami gjithandej që je shtrig”.
Batutat me drejtoreshën e shkollës:
Rama: Kush është drejtoresha?
Drejtoresha: Unë jam.
Rama: Duket nga sytë që…
Mësuesja: Nuk e dija që ishte…
Drejtoresha: Bashkëpunojmë mirë me njëri-tjetrin.
Rama-Drejtoreshes: Ti je një shtrigë…
Drejtoresha: Absolutisht jo.
Rama: Të ka dalë nami gjithandej që je shtrigë.