Inspektori i Lartë i Drejtësisë, 21 inspektime në gjykata dhe prokurori

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) ka finalizuar deri më tani 21 inspektime tematike dhe institucionale në gjykata dhe prokurori në gjithë vendin, përfshirë edhe SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme.

Nga këto, 12 inspektime janë përfunduar, me 118 rekomandime të lëna në total.

Gjatë vitit 2024, janë kryer 6 inspektime tematike me 54 rekomandime, që përfshijnë masa administrative, nxjerrje aktesh dhe veprime të brendshme për vetë ILD-në.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fokusi i inspektimeve ka qenë në trajtimin e ankesave për “lirimin me kusht”, masat e sigurimit për armëmbajtje pa leje, ndarjen e çështjeve me short, zëvendësimin e prokurorëve, si dhe mënyrën e caktimit të çështjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kontrolle janë zhvilluar edhe në Gjykatën e Lartë, në gjykatat e zakonshme dhe ato të posaçme, ku është verifikuar respektimi i procedurave, përdorimi i sistemit elektronik, si dhe shpallja dhe arsyetimi i vendimeve. Në disa raste, ILD është vënë në lëvizje edhe nga ankesa të qytetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?