Instat: Ekonomia italiane drejt shokut të përgjithshëm të pa precedent historik

Në çdo 2 biznese në Itali një prej tyre ka mbyllur aktivitetin, niveli i besimit tek familjet e bizneset po shkon çdo ditë drejt uljes e sistemi i prodhimit është në krizë serioze jo vetëm për aktivitetin prodhues, por dhe për lidhjet mes sektorëve të ndryshëm kaq të rëndësishëm e të domosdoshëm në këtë proces.

Instituti Italian i Statistikave ka publikuar sot studimin mbi efektet që pandemia Covid-19 do të ketë në ekonominë italiane.

Sipas këtij institucioni masat e lockdown në Itali do të provokojnë për ekonominë një shock të përgjithshëm pa një precedent historik.

Nëse masat e izolimit do të vazhdojnë deri në fillim të muajit qershor efekti i tyre në ekonominë italiane do të jetë shkatërrues si për aktivitetin prodhues ashtu dhe në sektorin e konsumit.

INSTAT parashikon dy skenarë të mundshëm. Nëse regjimi i lockdown do të vazhdojë deri në fund të muajit prill, niveli i konsumit do të ulet në 4.1 % por nëse do të shkoj deri në fund të muajit maj e në fillim të qershorit , efekti që do të ketë në konsumin italian do të jetë shkatërrues me ulje deri në 9.9% Dhe vlera e shtuar do të ulet nga 1.9% deri në 4,5% në rastin e skanerit të dytë.

Gjithashtu efekt shock do të ketë dhe sistemi i prodhimit, i cili do të pësoj një tronditje të rëndësishme e të përhapur në të gjithë territorin kombëtar.

Në çdo dy biznese, një prej tyre ka pezulluar aktivitetin e në nivel të përgjithshëm ndër 2,2 milionë biznese 49% të tyre kanë mbyllur momentin prodhimin e tyre.

Ndërsa në kompanitë eksportuese kjo shifër është më e lartë e prek 69% të tyre.

Sipas INSTAT limitimi i aktiviteteve prodhuese do të prek 34% të prodhimit e 27.1% të vlerës së shtuar. Pezullimi i aktivitetit do të penalizojë jo vetëm sistemin prodhues dhe ndërlidhjet mes sektorëve të ndryshëm të prodhimit,

“Evolucioni i shpejtë i pandemisë, nënvizon instituti italian, e bën të vështirë zbulimin e intensitetit të efekteve në ekonominë reale me tregues afat shkurtër, difuzioni i të cilit ndodh me një vonesë fiziologjike në krahasim me muajin e referencës. Treguesit e parë në dispozicion nga ISTAT, vijnë nga niveli i besimit të familjeve e bizneseve të cilat gjatë muajit mars shënuar një rënie të fortë.”

SHKARKO APP