INSTAT: Mbi 9 milionë vizita gjithsej në shërbimin parësor

Në vitin 2023, numri i vizitave gjithsej në shërbimin parësor arriti 9.241.229, mesatarisht 3,3 kontakte për person në vit.

Sipas raportit “Treguesit e shëndetit publik”, të publikuar së fundmi nga INSTAT, numri i vizitave shënoi një rritje me 9,6%, krahasuar me numrin e vizitave në vitin paraardhës.

Gjatë vitit 2023, ditët mesatare të qëndrimit të një pacienti në spital ishin 4,8 ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në institucionet publike të shërbimit spitalor janë kryer 65.043 ndërhyrje kirurgjikale, 1,8% më shumë, krahasuar me një vit më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga mbi 9 milionë vizita gjithsej në shërbimin parësor, 41,5% u kryen në qendrat shëndetësore, 23,2% në ambulanca dhe 35,2% në poliklinika.

Përgjatë 5 viteve të fundit, INSTAT thotë se vihet re pothuajse e njëjta shpërndarje në numrin e vizitave.

Rreth 35% e vizitave në qendrat shëndetësore dhe ambulancat u realizuan nga personat mbi 60 vjeç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?