Institucionet e reja të Drejtësisë KED mblidhet në datën 19 mars

Anëtari i Gjykatës së Lartë Artan Broci njëherazi kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi thërret mbledhjen e parë të KED në datën 19 mars ora 10:00.

Sipas një njoftimi publik shpërndarë nga Gjykata e Lartë sqarohet se z.Broci ka njoftuar për këtë mbledhje dhe anëtarët e tjerë përfshirë dhe avokatin e popullit pjesëmarrja e të cilit është e domosdoshme.

njoftimi(Njoftimi i Gjykatës së Lartë për mbledhjen e KED)

Swiss Digital Desktop Reklama

Broci është zgjedhur si anëtar i KED-s më datë 1 Mars 2018 dhe me këtë përzgjedhje ai është njohur me shkresën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbledhja e parë e KED do të zhvillohet pranë gjykatës së lartë ndërsa pritet që në këtë mbledhje të shqyrtohet dhe lista e presidentit më 19 kandidatë për garën e përzgjedhjes për t’u bërë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa më herët, anëtarë të komisionit të ligjeve nga Partia Socialiste kanë deklaruar se KED s’mund të mblidhet pasi anëtarët e saj nuk kanë kaluar Vettingun.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?