Instituti Europian i Statistikave, tregon se shqiptarët janë të refuzuarit e Europës

Të dhënat nga Instituti Europian i Statistikave tregojnë se shqiptarët kryesuan listën e të larguarve forcërisht apo vullnetarisht nga Bashkimi Europian gjatë vitit të shkuar. Gjjatë 2022 u kthyen në vend 9 mijë e 950 shqiptarë. Lista ndiqet nga qytetarët nga Gjeorgjia dhe Siria.

“Ajo çfarë është e rëndësishme që të theksohet është që kjo rritje kishte mbetur deri diku konstante deri para pandemisë. Duhen kuptuar arsyet. Është mungesë informacioni nga ana e qytetarëve lidhur me mënyrën se si Schengen funksionon apo bëhet me vetëdije”, shprehet Nirvana Deliu, hulumtuese e politikave evropiane.

Çfarë rrezikon Shqipëria nga numri në rritje i qytetarëve që përpiqen të qëndrojnë në vendet europiane në mënyrë të parregullt? “Ndikon pikërisht në atë që u diskutua në 2017-n, kur Holanda kërkoi pezullimin e vizave me Shqipërinë”, thotë Deliu.

SHKARKO APP