Integrimi, Holanda: Shqiptarët drejtojnë trafikun e kokainës

Holanda ka ngritur shqetësimin se shqiptarët drejtojnë trafikun e kokainës. Sipas medieve atje, bazuar te informacionet nga autoritetet theksohet se kriminelët shqiptarë importojnë kokainë nga Amerika e Jugut në portin e Roterdamit, ndërsa më pas e shpërndajnë për tregun vendas dhe në vendet e tjera në Europë.

Policia holandeze ka përcjellë frikën se më shumë kriminalë shqiptarë do të vijnë dhe se krimi do të rritet pas daljes së Britanisë nga BE-ja. Ata deklarojnë se pak javë më parë, gjashtë shqiptarë u arrestuan në Roterdam për trafik droge dhe posedim të armëve të zjarrit, ndërsa u sekuestruan 6.5 kg heroinë.

Ky shqetësim vjen në një kohë kur dy ditë më parë Shqipëria mori rekomandim për çeljen e negociatave. Holanda është një nga tre vendet skeptike përsa i përket zgjerimit së bashku me Gjermaninë dhe Francën.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ndërsa Franca kërkon më parë një reformim të BE-së para zgjerimit, Holanda është e shqetësuar për nivelin e kriminalitetit të shqiptarëve që janë përfshirë në trafikun e kokainës, por edhe trafikun e qenieve njerëzore dhe mashtrimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?