Integrimi i Ukrainës në BE, ”bllokohet” nga Shqipëria
Ukraina kërkon që të jetë pjesë e BE, dhe kërkesën e bëri kur lufta ruse me sulme dhe bombardime kishte nisur. Një anëtarësim i shpejtë i Ukrainës në BE, refuzohet nga disa prej kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare, sikurse mësohet në fillim të samitit dy ditor në Versajë.
Holanda një prej vendeve që dikur bëheshin pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, tashmë duket se është kthyer në avokate të Shqipërisë. Kryeministri holandez, Mark Rutte, kujtoi sesi disa vende të Ballkanit Perëndimor po përpiqen prej dhjetë vjetësh të bëhen anëtarë të BE-së.
”Holanda ishte një nga vendet e para që ofroi mbështetje ushtarake, një nga të parat që kërkuan paketë sanksionesh, prandaj nuk duhet të ketë asnjë dyshim se qëndrojmë krah për krah me Ukrainën. Por nuk aderim të shpejtë në BE, një gjë e tillë nuk ekziston”.
Presidenti francez Emmanuel Macron, theksoi se për më tepër tani, nuk mund të happen procedurat me një vend që është në luftë, por as nuk do ta mbyllin derën e të thonë “kurrë”. Në deklaratën e përbashkët liderët e BE-së u zotuan ta afrojnë më shumë Ukrainën me bllokun politikisht.
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel prezantoi dhe propozimin për t`i siguruar Ukrainës 500 milionë euro ndihmë shtesë, ku edheudhëheqësit e bllokut premtuan të ndihmojnë rindërtimin e vendit pas luftës.