Integrimi në BE, Balla: Gjermania një mbështetës i rëndësishëm i Shqipërisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim me një grup deputetësh dhe ish-deputetësh të Bundestagut të Gjermanisë, të kryesuar nga ish-Presidentja e Budestagut, Rita Sussmuth.

Pas takimit Balla në një prononcim për mediat nga Kryesia e Kuvendit, deklaroi se gjatë këtij viti ka qenë një numër shumë i madh përfaqësuessih të Bundestagut që kanë vizituar Shqipërinë dhe Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas Ballës, Gjermania është dhe mbetet një mbështetës i rëndësishëm i aspiratës së anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sa i përket mbylljes së lojrave të fatit, Balla tha: “Si deputet, qytetarë dhe prind jam shumë krenar që pasnesër Kuvendi i Shqipërisë voton shfarosjen pranë dyqaneve të bukës, pranë shkollave të një mortje siç kanë qenë pikat e basteve dhe të lojrave të tjera të fatit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e plotë e Taulant Ballës:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kisha kënaqësinë të prisja një grup deputetësh gjermanë. Gjatë këtij viti ka qenë një numër shumë i madh përfaqësuessih të Bundestagut që kanë vizituar Shqipërinë dhe Kuvendin e Shqipërisë. Dua të them që sot më shumë se kurrë në Bundestagun gjerman kemi një grup të zgjeruar deputetësh, të cilët mbështesin rrugën europiane të Shqipërisë, të cilët vlerësojnë me nota pozitive maksimale hapat e hedhura nga Shqipëria. Kujtoj këtu për të gjithë ju dhe ata që na ndjekin, që Gjermania është dhe mbetet një mbështetës i rëndësishëm i aspiratës tonë hitoprike për antarësimin në Bashkimin Europian.

Z. Balla u shkaruan 11 kryetartë të degës së PS-së në mbledhjen e Kryesisë, cilët janë ata?

Së pari dua të them qëe Kryesia e Partisë Socialiste mblidhet çdo javë, analizon punën në territor në çdo nivel të organizimit të saj. Janë çështje të brendshme të organizimit tonë.
Sot si deputet, qytetarë dhe prind dua të them që jam shumë krenar që pasnesër Kuvendi i Shqipërisë voton shfarosjen pranë dyqaneve të bukës, pranë shkollave të një mortje siç kanë qenë pikat e basteve dhe të lojrave të tjera të fatit. Besoj që dhe ju mediat, duhet ti bashkoheni këtij sensibilizimi të gjërë publik, që duhet të bëjmë jo vetëm me vendimin tonë për ti mbyllur këto, por dhe në një aangazhim të gjithë social, sepse dhe ju mediat keni një rëndësi të veçantë në edukimin e mbarë komuniteteve tona dhe kryesisht burrave në këtë aspekt që prej 1 janarit paratë ti harxhojnë për gëjra tjera, por jo duke vënë më baste.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?