Integrimi në BE, Hoxha takon Davis: Thellojmë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti sot në një takim Randi Davis, Përfaqësuese e Përhershme e Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Shqipëri.

“I frytshëm takimi i sotëm me Randi Davis, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, një partner afatgjatë që kontribuon prej vitesh në Shqipëri”, shkruan Hoxha në një postim në rrjetet sociale. Ministri thekson se kanë diskutuar për “bashkëpunimin e mëtejshëm në fushat me interes të ndërsjellët si dhe axhendën e zhvillimit e të integrimit të Shqipërisë në BE”.

“Me UNDP kemi dy partneritete kryesore, për Shërbimin Zjarrfikës dhe asistencën e Policisë së Shtetit në kuadër të Udhërrëfyesit të Ballkanit Perëndimor për Kontrollin e AVL-ve (Armët e Vogla dhe të Lehta)”, shkruan ministri. Hoxha nënvizon se do të “punojmë për ta zgjeruar dhe thelluar këtë bashkëpunim në fushën e sigurisë”.

SHKARKO APP