Integrimi në BE, Kashahu: PD në 6 mujorin e parë mundëson Konferencën e parë Ndërqeveritare

Sekretari i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në PD, Arben Kashahu në një intervistë për Ora News është ndalur te diskutimet për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kashahu ka thënë se Partia Demokratike ka një plan për të mundësuar organizimin e Konferencës së parë Ndërqeveritare midis BE dhe Shqipërisë që në 6 mujorin e parë të qeverisjes së saj.

Kashahu: Partia Demokratike është e sigurt që në 6 mujorin e parë të qeverisjes së saj do të mundësojë organizmin e Konferencës së parë Ndërqeveritare midis BE dhe Shqipërisë. Do të mundësojë realizimin e kushteve që BE i ka vendosur Shqipërisë. Do të mundësojë progresin me një ritëm tejet të ndryshëm nga ritmi që procesi ka pasur, duke i dhënë atij dinamizëm, shpejtësi, përmbajtjen e duhur dhe duke u mundur të rikuperojmë aq sa është e mundur nga koha e humbur gjatë këtyre viteve. Gjatë këtyre viteve, Shqipëria jo vetëm që nuk ka bërë përpara, por ka bërë hapa pas në raport me procesin. Nga tre kushte që kishte kur Rama mori qeverisjen, në 15 kushte.

Cili është plani i Bashës për ta çuar në funksionim të plotë Gjykatën Kushtetuese?

Kashahu: Është një kosto që ne pranojmë ta mbajmë. Ky është një zotim që nëse nuk realizohet do ta sjellë sërish në vëmendje dhe ne mund të jemi sërish bashkë duke diskutuar këtë çështje. Ne e kemi shumë të qartë se çfarë është bërë me kushtet deri tani, si janë prodhuar. Janë problematika që PD i ka ngritur që më parë se BE ti saturojë në kushte për Shqipërinë. Dy kushte kanë qenë problematike së fundmi në raport me integrimin e Shqipërisë në BE. Një kushte që është ende i papërmbushur është Paketa e Ligjit Antishpifje, i papërmbushur deri tashmë, pasi Gjykata Kushtetuese e ka kuorumin e mjaftueshëm për t’u mbledhur dhe për të marrë vendime. Pra Kushtetuesja nuk është duke e bllokuar Shqipërinë në këtë proces.

SHKARKO APP