Integrimi në BE, qeveria ”Rama 3” e fokusuar te ”Open Balkan”

Në programin qeverisës ”Rama 3”, një pikë e rëndësishme është dhe Integrimi në BE, ku thuhet se ”Vit pas viti kemi përparuar në mënyrë të qëndrueshme në të gjithë prioritetet e vendosura nga BE. Si rezultat i këtyre arritjeve, në mars 2020 Bashkimi Europian mori vendimin për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, hapi i fundit përpara integrimit me të drejta të plota”.

Sipas programit, mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare për integrimin në BE dhe ndjekje e rekomandimeve për çdo etapë.

”Çojmë përpara nismën ”Ballkani i Hapur”, vijojmë punën për të ndjekur zbatimin e 3 marrëveshjeve të lidhura në takimin e datës 29 korrik 2021 midis Kryeministrit Rama, Kryeministrit Zaev dhe Presidentit Vuçiç, por edhe për të eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi mes 3 vendeve pjesëmarrëse”,-thuhet më tej në programin qeverisës që do të prezantohet nesër në Kuvend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?