Inteligjenca amerikane: Wuhani e mbajti të fshehtë për javë të tëra lajmin për koronavirusin!

<> on March 15, 2013 in Beijing, China.

Rikthehet sërish përplasja mes fuqive të mëdha botërore lidhur me origjinën e koronavirusit, që është kthyer në një alarm botëror.

Në një shkrim të publikuar sot nga gjiganti CNN, thuhet se inteligjenca amerikane ka mbledhur informacione që tregojnë se autoritetet zyrtare në Wuhan, Kinë, e mbajtën të fshehtë ​​për javë të tëra lajmin për virusin që rezultoi në pandeminë Covid-19, dhe nuk informuan zyrtarë të lartë në Pekin.

Siç shkruan CNN, raportet e inteligjencës amerikane gjithashtu thonë se kur Partia Komuniste Kineze mësoi për virusin, ajo kërkoi ta mbante të fshehtë informacionin nga pjesa tjetër e botës, thanë zyrtarët amerikanë.

Kjo nuk është diçka e re, pasi administrata e Presidentit amerikan Donald Trump e ka bërë vazhdimisht këtë akuzë dhe zyrtarët amerikanë thonë se sjellja kineze i përshtatet një modeli që u pa gjithashtu gjatë shpërthimit të infeksionit SARS në vitin 2003.

Ndërsa SH.B.A. vazhdon të mbledhë informacione rreth shpërthimit të koronavirusit të ri në Kinë, inteligjenca përmban prova të padiskutueshme të përpjekjes të mbulimit të saj nga Wuhan, thonë zyrtarët.

“New York Times” ishte i pari që zbuloi se inteligjenca amerikane kishte raportuar për përpjekjet për të mbuluar informacionet rreth virusit në nivelin lokal në Wuhan.

Presidenti Donald Trump dhe zyrtarët e tij të lartë kanë sulmuar në mënyrë agresive Kinën për pandeminë, e Trump në një moment ka sugjeruar se Pekini me dashje lejoi që virusi të përhapet përtej kufijve të tij për të dëmtuar ekonomitë e kombeve të tjera.

Kritika shkaktoi një acarim të raporteve mes dy vendeve.

Qeverisja lokale në Wuhan përfshin si zyrtarë shtetërorë, ashtu edhe zyrtarë të Partisë Komuniste Kineze, dhe zbulimet e SH.B.A.-së tregojnë se edhe brenda partisë, zyrtarët nuk i ndanin lirshëm informacionet me homologët e tyre në Pekin, tha një zyrtar.

Konsullata kineze në Uashington nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga CNN.

SHKARKO APP