Interpol: Mërtiri dhe Gugallja në Austri, Zoto nuk gjendet. Gjykata: Biznesmenët po i shmangen drejtësisë

Interpol Tirana i tha Gjykatës së Posaçme se ka lokalizuar biznesmenët e inceneratorëve, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugalljen në Austri. Në përgjigje të kërkesës për informacion të bërë disa ditë më parë nga ana e gjykatës, Interpoli informoi gjithashtu se sa i takon biznesmenit tjetër Klodian Zoto, ende nuk ka rënë në gjurmët e tij.

Për Mërtirin dhe Gugallen është dorëzuar edhe një kërkesë për ekstradim. Pavarësisht kësaj Gjykata e Posaçme vendosi të vijoi gjykimin në mungesë të tyre duke u shprehur se kanë marrë dijeni dhe po I shmangen drejtësisë.

Por gjykata nuk arriti të çeli shqyrtimin gjyqësor për dosjen e inceneratorit të Elbasanit, pasi Policia e Shtetit nuk po gjen dot adresën e ish-zyrtares Jonida Zeqo, një prej të pandehurve të kësaj dosje, edhe pse ajo prej disa muajësh qëndron në “arrest shtëpie”, duke shtyre procesin për në datën 20 Prill.

Tre biznesnenët janë në akuzë për korrupsion dhe pastrim parash në bashkëpunim, në dosjen e inceneratorit të Elbasanit.

SHKARKO APP