Interpol Tirana jep detaje për ekstradimin e Haxhisë
Është ekstraduar nga Turqia mbrëmjen e sotme, ish-truproja i Sali Berisha, Izet Haxhia. Avioni i nisur nga Ankaraja është ulur rreth orës 20:10 minuta në Aeroportin e Rinasit me pasagjer shtetasin Izet Haxhia. Në muajin prill, ai u vetëdorëzua në policinë turke dhe lajmin e bëri vetë të ditur përmes rrjeteve sociale.
Interpol Tirana
Nga Specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Turqia drejt Shqipërisë, i Izet Haxhiaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim penal nr. 316, datë 29.04.2002 e ka dënuar me 25 vjet burg për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim”, “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 79/c-25, 78-25 dhe 78-25/22 të Kodit Penal.
Në datë 12.09.1998, rreth orës 21:15, pranë ish Selisë Qëndrore të Partisë Demokratike në Tiranë, janë vrarë me armë zjarri shtetasit A. H., deputet i Kuvendit të Shqipërisë, shtetasi B. Ç. truproja e tij dhe është plagosur rëndë shtetasi tjetër Z. N. Hetimet kanë zbuluar se shtetasi Izet Haxhiaj, ka qenë një prej autorëve të kësaj ngjarje.
KOHA JONË SONDAZH

