Interpoli, operacion në Koplik, arreston anëtarin e bandave të Leçes
Një një anëtar i bandave që vjedhin me dhunë në zonën e Leçes në Itali është arrestuar dje në shtëpinë e tij në Koplik nga agjentët e Interpol Tirana, të mbështetur nga Policia e Shkodrës dhe Forca e posaçme Operacionale. Ai quhet Edmond Çomo dhe është 42 vjeç.
Arrestimi i tij u bë në befasi, pas informacioneve të marra në rrugë operative.
Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Leçes, Itali ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar me nr. 1379 datë 11.04.2017 për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 81, 56 dhe 629 të Kodit Penal Italian: “Në Itali, personi i lartpërmendur njihet si anetar i grupeve të rrezikshme të krimit të organizuar si dhe është i dënuar mëparë po në këtë shtet” ben me dije policia.
Sa më sipër ndalimi i tij u bë me qellim ektradimin drejt Italisë. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

