Interpoli: Shqipëria, rol në luftë kunder terrorizmit

Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Jurgen STOCK ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Gjatë takimit që Stock pati me drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako, i cili është ftuar në konferencën rajonale të interpolit në Bukuresht.

Shqipëria ka rol kyç dhe ka teguar se është lider në rajon si për përdorimin dhe shfrytëzimin e bazave të të dhënave si  dhe për  operacionet e ndërmarra kohët e fundit kundër krimit të organizuar dhe   terrorizmit.

Sekretari i Përgjithshëm ZSTOCK, ka siguruar ÇAKO për mbështetje të vazhdueshme të Zyrës së Interpol Tirana por edhe të  gjithë Policisë së Shtetit.

Drejtori i Policisë së Shtetit e ka siguruar Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit për gadishmerinë  për bashkëpunim dhe shkembim të shpejtë të informacionit.

Gjithashtu ÇAKO , i ka theksuar STOCK, se prioritetet kryesore të Policisë Shqiptare , janë lufta kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Gjithashtu ka shprehur mbeshtetjen për Zyren e Interpol Tirana dhe gadishmërinë për ta çuar në një nivel më të lartë bashkepunimin dhe shkembimin e informacionit

Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO , i ftuar në Konferencën e 43-të Rajonale  të Interpolit që zhvillohet në Bukuresht prej datës 19 Maj deri më datën 21.05.2015, vijon takimet bilaterale.

SHKARKO APP