Intervista e Luftëtarit të Kumanovës (VIDEO)

 

“Jeta në Kosovë” ka realizuar një intervistë ekskluzive me atë që besohet se është një luftëtar që ishte pjesë e përleshjeve në Kumanovë.

Ai ishte i plagosur dhe i lodhur dhe dëshmoi se kishte çarë dy herë rrethimin e forcave të sigurisë maqedonase për të hyrë, e më pas për t’u larguar nga “Lagjia e Trimave”.

I intervistuari thotë se në çarjen e parë të rrethimit kishin vrarë tre ushtarë maqedonas dhe plagosur disa të tjerë.

Por Komandant Sokoli i kishte urdhëruar të ktheheshin mbrapsht që ta shpëtonin.

Në çarjen e dytë të rrethimit kishin vrarë edhe dy të tjerë, përfshi një snajper armik, sipas deklaratave të të intervistuarit.

Ai thotë se është pjesë e grupimit “Shtegtarët e Lirisë”, të cilët përveçse luftuan në Kumanovë, kanë kryer edhe sulmet binjake me bomba në stacionet e policisë në Maqedoni, si dhe sulmin mbi postën kufitare të Goshnicës.

Luftëtari pranon se i kanë tradhtuar njerëz nga brenda radhëve të tyre, të cilët në fakt bënin lojë të dyfishtë duke i shërbyer armikut.

Por, ai nuk jep dot arsye për dhjetëra qytetarë të Kumanovës dhe Tetovës, të cilët kishin deklaruar më parë se nuk e duan luftën, por mjaftohet të thotë se këta janë “njerëz të paguar”. (INA)

SHKARKO APP