Intervista me ish-agjentin e SHISH, paditet Ardit Gjebrea

Intervista me Marjan Rrokun ka sjelle reagimin e babait te Alda Cenaj. Së fundmi, babi i Alda Canaj, adoleshentes së vrarë nga ish oficeri i SHISH ka dorëzuar në gjykatë sot një padi ndaj Ardit Gjebresë.

Rrëfimi i Rrokut, i intervistuar nga Gjebrea, ka ngjallur debate dhe sidomos ka indinjuar familjen Cana duke e çuar çështjen në gjyq. Familja Canaj pretendon se versioni i dhënë nga ish agjenti i SHISH, në mars të 2001 nuk është aspak i vërtetë. Ndërkohë që gjatë intervistës Marjan Rroku ka deklaruar që nuk e kujtonte momentin e vrasjes.

Deklaratat e tij, dhe intervista në vetvete ngjalli shumë debat në radhët e opinionit publik dhe intelektualëve. Vetë Ardit Gjebrea bëri një sqarim publik.

SHKARKO APP