Intervista me Mentor Petrelën, si model i munguar i asaj që njihet gazetari pozitive

Nga: Alban Daci

Ndoqa me vëmendje intervistën e Blendi Favziu me doktor Petrela! Përveç se pashë modelin e një mjeku të suksesshëm, pashë edhe njeriun me një nivel të lartë intelektual që ndonjëherë thuajse të duket iluzion se ai mund të jetë shqiptarë, se është rritur në Shqipëri dhe që ka zgjedhur ta bëj profesionin e tij me shumë përkushtim po në Shqipëri!

Shqipëria vuan nga shumë problematika, por sigurisht, për fat të keq vuan për atë që quhet gazetari kostrutive si pjesë e zhanrit të gazetarisë pozitive! Në fakt, për këtë të fundit është bërë pak ose thuajse shumë pak e ndoshta kjo lidhet edhe me faktin, sepse jemi një shoqëri në tranzicion, ku prodhojmë më shumë sesa konsumojnë, flasim më shumë sesa ngjarje ndodhin realisht!

Tranzicioni duke se ka marr me veset e tij nën kontroll shoqërinë tonë duke zbehur çdo gjë të mirë dhe pozitive dhe duke mbizotëruar shumica që në fakt nuk është cilësorë, por mbetet produkt i masës dhe i dominimit!

Tranzicioni bën të jenë dominuese modele të përkohshme që janë pasojë e “barkut” dhe jo e racionales! Duke dëgjuar profesor Petrelen, për pak çaste mendova e besova se studiot televizive shqiptare nuk kanë asgjë inferiore me studiot simotra të Europës dhe Perëndimit, por ky ishte thjeshtë një iluzion që zgjati pak në mendje time, sepse kujtesa ime shkojë menjëherë tek shumica e atyre që ka pasur të ftuar e të pranishëm në studi Blendi!

Sa herë na shkon në mendje tranzicioni mendimet shkojnë menjëherë drejtë të keqes, inferiores, tek sasia e ngjarjeve dhe jo tek cilësia e tyre, tek modeli i shumicës dhe jo tek dallimi i vlerave cilësore të pakicës!

Shqipëria, ka nevojë edhe për modelin e gazetarisë potizive dhe intervista e profesor Petreles në Opinion ishte modeli më mirë i saj dhe ndoshta edhe mundësia për tu mos u ndalur më aq por për ta përforcuar me shumë më modele të ngjashme në të ardhmen!

Tranzicionin tonë e kemi parë vetëm bardhi e zi, ose për të qenë më të sinqertë e kemi parë vetëm një ngjyrësh, vetëm zi, duke e cilësuar si një periudhë të keqe të shqiptarëve, pa asgjë të mirë, sa të vogël brenda tij e kjo edhe për faktin se kemi pasur një gazetari që ka ndjekur barkun e protagonistëve të tij, pa u thelluar në brendësi për të gjetur modele, ndoshta në pakicë, por mjaft pozitivë!

Gazetarinë pozitive e shikoj si një mundësi për të mundur shumicën sasiore dhe për të mbrojtur e për të promovuar pakicën cilësore e cila i ka të gjitha mundësitë të kthehet në një model suksesi për të mundur në një të ardhme realitetin që nuk pasqyron realisht aspiratat tona si shoqëri!

Të rinjtë kanë nevojë për frymëzime dhe për modele nga të cilët mund të inspirohen për të qenë qëndrestarë të dobishëm dhe luftëtarë të palëkundur për një shoqëri më të mirë! Shqipëria, ka plot modele të ngjashme si të profesor Petreles që janë lënë në harresë, sepse nuk kanë dashur të kenë protagonizëm publik, por kanë preferuar të bëjnë me përkushtim e sukses profesionin e tyre! Këto, modele, të lëna në harresë nga një gazetari që nuk ndjek vlerat, por lajmin dhe protagonizmin, janë si ato perlat të rëna në fund të detit, të harruara nga koha dhe të mbyluara nga errësira për faktin se janë shumë thellë dhe rrezet e diellit nuk depërtojnë dot për t’i ndriçuar!

SHKARKO APP