Intervista nga Kryemadhi, reagon Meta: Jam në gjendje të mirë shëndetësore, i hapur të flas për Top News

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar përmes një mesazhi publik lidhur me shqetësimet e shprehura për gjendjen e tij shëndetësore, duke theksuar se ndodhet në gjendje të mirë. Reagimi erdhi pasi sot në Top News, ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi e përmendi në këtë intervistë.

Sipas tij, mungesa e ndjekjes së transmetimeve live ka ardhur si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike në IEPV “Jordan Misja”, ku ai ndodhet, ndërprerje që sipas Metës ka vijuar edhe ditën e sotme.

”E dashur Fiori Dardha, Më informuan sot se ke qenë e shqetësuar për situatën time shëndetësore, pasi unë nuk kam patur mundësi t’ju ndjek live, se këtu në IEPV “Jordan Misja”, nuk ka patur energji elektrike as sot. Meqë ju punoni në Top News ju garantoj se jam në Top Formë. Jeni e mirëpritur në çdo kohë për të më intervistuar, jo vetëm për të më pyetur për shëndetin, por dhe për gjithçka tjetër ju intereson, rreth meje, Partisë së Lirisë apo politikës. 𝐉𝐮 𝐦𝐞𝐫𝐢𝐭𝐨𝐧𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐞̈𝐠𝐣𝐨𝐧𝐢 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐠𝐣𝐞̈𝐫𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐚”,-shkruan Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?