Inva Mula i kthehet Ramës: Teatri i Operas i paprekshëm, nuk mund të bëhet privat

Sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula, që ka interpretuar në skenat më të mëdha ndërkombëtare të Operas, ka analizuar në një intervistë për ‘News 24’ e ‘BalkanWeb’,  propozimin e ministres së Kulturës, për një opera që del nga varësia totale e shtetit. Pasi është konsultuar me drejtues të operave më të mëdha franceze, për modelet e tyre të menaxhimit, artistja që ka pushtuar teatrot e mediat me suksesin e saj,  tregohet tepër e ndjeshme për Teatrin Shqiptar.

“Opera? Shqiperia nuk i ngjan vendeve te tjera. Është fat që u ndërtua në vitet 1950, kur kishim aq vështirësi”, thotë ajo.

Përveç teatrove perëndimorë,  Mula, sjell shembuj e Lindjes në qasjen ndaj Operas.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Teatri i operas është i paprekshem në gjithë Lindjen, ai nuk është prekur pavarësisht ndryshimeve që kaë ndodhur”- thotë ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke marrë parasysh që vendi ynë ka një teatër të vetëm, ndërsa Inva sugjeron që teatro operash duhet të kenë edhe qytete si Shkodra ku u vu opera e parë shqiptare,  apo Korça, ajo e sheh institucionin si panteon.

“Opera është aset, nuk mund të bëhet private, kjo as nuk diskutohet” shton sopranoja.

Pos që teatri si i tillë nuk preket dhe nuk mund të dalë nga varësia e kujdesi i shtetit, Inva Mula sugjeron financime shtesë nga biznezet e mëdha ku shteti është rregullator.

“Shteti duhet të ndërhyje qe bizneset e mëdha të ndihmojnë duke shtuar buxhetin për Teatrin e Operas”, thotë sopranoja e njohur.

Duke marrë si shembull Operan e Parisit, e cila, nga shteti ka një buxhet prej 80 mln eurosh, plus 60 milione nga biletat që i menaxhon vetë teatri, sopranoja,  kërkon  ndërhyrje për më shumë buxhet për Operan në Tiranë duke dhënë edhe disa ide mbi si kjo bëhet e mundur.

Në kushtet e një debati që ka shqetësuar artistët e Operas, ajo bën thirrje për  një treyzë bisedimesh. “ Unë bëj thirrje për një tryezë me artistë  shqiptarë, me studiues për Operan. Unë vetë mundtë ftoj drejtues të opera të mëdha europiane që të sjellin përvoijat e tyre në menaxhim”- thotë Inva Mula. E gjithë kjo, shton sopranoja, duhet bërë me trasparencë të plotë që artistët shqiptarë në këto kohë të vështira, të mos përballen me dyshime mbi të ardhmen e institucionit.

Ajo sugjeron bisedime dhe zgjidhje që do të bëjnë që “Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, të qëndrojë me këmbët e veta, por gjithmone si aseti  kyesor i shtetit shqiptar”.

Ajo ofrohet për bisedime për operan duke pasur kujdes të vërë në dukje që “teatri që prindërit tanë themeluan”, të vazhdoje jetën e tij duke sjellë më shumë premiera e shfaqje. Sopranoja e njohur, bijë e artistëve Avni dhe Nina Mula, është rritur në atë teatër dhe e ka pasur në atë skenë zanafillën e suksesit të saj ndërkombëtar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?