“Invalidët pa ilaçe, shumë prej tyre pa bukë”, denoncimi tek Berisha: Qeveria nuk i jep pensionet e dhjetorit
Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në faqen e tij në Facebook një denoncim ku thuhet se invalidët nuk kanë marrë ende pensionet e dhjetorit të 2019.
Siç shkruhet në denoncim, shumë prej invalidëve kanë mbetur pa ilaçe dhe pa bukë.
Në muajin dhjetor kaloi në Kuvend buxheti i vitit 2020 i cili u miratua ndryshe nga çfarë ishte planifikuar pasi me tërmetin e 26 nëntorit qeveria shpalli gjendjen e emergjencës dhe futi në buxhet dhe planin për rindërtimin e banesave të dëmtuara.
STATUSI I SALI BERISHËS
Narkobanditet e qeverise nuk kane dhe pensionet e muajit dhjetor per invalidet!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje dr ne shkalle repuplike invalitet nuk kane marr akomo dhjetorin ata jane sot pa ilaçe por shume prej tyre edhe pa kafshaten e gojes