INVESTIGIMI/ Si mund të sigurosh për 1 mijë paund një kartë identiteti italiane në Shqipëri

Gazeta britanike “Daily Mail” ka investiguar se si mund të marrësh një mjet identifikimi të një prej vendeve të BE-së në Shqipëri për të hyrë më pas në Mbretërinë e Bashkuar. “ Daily Mail” shkruan se mjaftojnë tre ditë pas porosisë për t’u pajisur më një kartë të falsifikuar.
shqiperia
Për 800 paund, gazetari ka mundur të sigurojë një dokument identiteti italian të falsifikuar nga një shqiptar, dokument i cili mund të përdoret për të kaluar kontrollin kufitar në Britani.

Për një shumë prej 250 paund, gazeta shkruan se është siguruar një kartë identiteti shëndetësore italiane, e cila gjithashtu u lejon imigrantëve qasje në disa shërbime HNS.

Hetimi i Mail-it vjen në mes të shqetësimeve në rritje rreth përhapjes së ID-ve të rreme evropiane, të cilat janë përdorur nga xhihadistët, përdhunuesit, hajdutët dhe mashtruesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazeta kujton se Fatmira Tafa u burgos për 14 muaj në prill për përdorimin e një ID të rreme greke për të përfituar një transplantim të veshkave që kushton më shumë se 72 mijë paund.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe terroristët e Shtetit Islamik pas mizorive të Parisit dhe Brukselit përdorën gjithashtu kartat identiteti të falsifikuara të “cilësisë së lartë” të BE për të udhëtuar lirshëm rreth kontinentit duke planifikuar masakrën e tyre.

Agjencia kufitare e BE Frontex tha se më shumë se 7,000 njerëz janë zbuluar duke u përpjekur të hyjnë në BE, duke përdorur mjeteve identifikimi të falsifikuara në vitin 2016, shumica e të cilëve janë përpjekur të hyjnë në Britani të Madhe.

“Daily Mail” shkruan se shtetasit shqiptarë dhe ukrainas që përdorin kartat e identitetit të rreme italiane dhe greke janë shkelësit kryesorë të kapur në kufijtë e Mbretërisë së Bashkuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?