Investim gjigant për Tiranën, autobusë të rinj elektrikë hibridë
Aktualitet Kryesore E Diel, 25 Korrik 2021 11:16
Kryeministri Rama shkruan se “me gjeneratën e re të transportit publik, autobusët hibridë elektrikë që do të hyjnë në shërbim për Tiranën e gjelbër e të pastër. Në Gusht nis linja e madhe unazore 13.2km me 66 stacione”.
Ky është një projekt gjigand hartuar nga bashkia e Tiranës dhe qeveria do ta zbatojë në çdo qytet të vendit në pak vite.
Kjo që po implementon Bashkia e Tiranës mbetet një vlerë që duhet përkrahur.

Ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj shkruan në profilin e tij në Facebook:
“Linja e parë e Gjelbër në Tiranë!
Ky është lajmi më i mirë i javës për qytetin sepse shënon fillimin e modernizimit të transportit urban të Tiranës. Futja e një linje të re unazore, me 66 stacione dhe 24 autobusë hibridë brenda këtij viti, e rendit Tiranën ndër kryeqytetet e tjera të Europës, që përdorin mjete transporti që nuk ndotin mjedisin.
Premtimi i mbajtur për qytetarët tregon se Bashkia e Tiranës e ruan ritmin e punëve që ka marrë përsipër dhe se ata që kërkojnë llogari sot, nuk bënë asnjë punë kur e kishin në dorë qytetin.
Jam shumë i lumtur dhe krenar edhe për kolegët e GIZ-it, të cilët po na ndihmojnë në procesin e vështirë të modernizimit të shërbimit urban. Forca! “
KOHA JONË SONDAZH

