Investimet e huaja, Basha tregon dy reformat që do ndryshojnë situatën
Në takimin që po zhvillon me qytetarë të Vlorës, kryeopozitari Lulzim Basha ka shpalosur planin e tij qeverisës që synon edhe nxitjen e investimeve të huaja në Shqipëri. ”Si do të nxisim biznesin dhe investimet në vendin që njihet si vendi më i keq për biznes? Duke investuar për arsimin e lartë dhe teknologjinë e informacionit. Ne do ta nisim me dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor. Duke kualifikuar krahun e punës, sjellin dhe investitorët e huaj Duke fuqizuar universitetin dhe duke ofruar mundësi për investimet e huaja, të rinjtë që mbarojnë universitetin të mos hidhen në rrugë por në një treg pune me rroga dinjitoze”. Basha theksoi se prioriteti im është rinia dhe në qeverisjen time prioritet absolut do të jetë arsimi. Ai përsëriti premtimin për rritjen e pagës minimale në 300 euro kur Partia Demokratike të vijë në pushtet.