Investimet në universitete, Rama: Hapim rrugë të reja në zhvillimin e njohurive dhe potencialeve të studentëve

“Investime transformuese në universitete do të kemi këtë vit, nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, në Universitetin Politeknik, ku ka filluar ndërtimi i Godinës së Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe rikonstruksioni i ndërtesës së Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, së bashku me krijimin e Muzeut të Gjeologjisë.
Vijojmë investimet në Universitetin e Durrësit, me ndërtimin e godinës së Fakultetit të Studimeve Profesionale, në universitetet e Elbasanit dhe Vlorës, me ndërtimin e godinës së Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike dhe Fakultetin e Shëndetit Publik.
Me investimet në universitete, hapim rrugë të reja në zhvillimin e njohurive dhe potencialeve të studentëve tanë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?