Investimi i Bashkisë Shkodër në rrugën “Roza Lejn” hyn në fazën e asfaltimit

Kryetari i Benet Beci njofton avancimin e punimeve në rrugën “Roza Lejn”, ku pas përfundimit të infrastrukturës bazë ka nisur shtrimi i asfaltit. Projekti është pjesë e programit të rikualifikimit urban të Shkodër, me synim përmirësimin e lidhjes së lagjeve me arteriet kryesore dhe rritjen e sigurisë rrugore për banorët.

Postimi i plotë:

Investimi i Bashkisë Shkodër në rrugën “Roza Lejn” dhe degëzimet e saj ka hyrë në një fazë të rëndësishme zbatimi.
Pas përfundimit të ndërhyrjeve në nënshtresë dhe sistemimit të infrastrukturës bazë, ka nisur shtrimi i shtresës asfaltike, duke i dhënë formë të plotë këtij aksi që lidh disa blloqe banimi me rrugët kryesore të zonës.
Ky investim është pjesë e programit të rikualifikimit urban në lagjet e qytetit, me fokus jo vetëm arteriet kryesore, por edhe rrugët dytësore që për vite kanë qenë problematike për banorët.
Puna vijon sipas grafikut, ndërsa përfundimi i shtresës asfaltike do të pasohet me sistemimin anësor dhe detajet përfundimtare të sigurisë rrugore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?