Investimi i madh në Sazan, Rama rrëfen si është njohur me dhëndrin e Trump: Ishte në Durrës…

Kryeministri Edi Rama ka treguar në “Opinion” sesi është njohu me Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili pritet të bëjë një investim të mundshëm në ishullin e Sazanit.

Rama tha se Kushner e ka takuar për herë të parë në Durrëes, ku kishte ardhur së bashku me gruan dhe miqtë e tij. Kreu i qeverisë tha se është ftuar nga pronari i jahtit me të cilin udhëtonte Kushner dhe aty kanë patur një bisedë së bashku dhe me persona të tjerë. Ai rrëfen se pas kësaj bisede në Durrës ka patur disa takime me dhëndrin e ish-presidentit Trump.

“Unë e kam njohur krejt rastësisht, sepse ai ka ardhur bashkë me gruan dhe miqtë të tjerë për të vizituar Shqipërinë me një jaht. Ai që është pronari i jahti dhe që ishte pritësi i tyre më ftoi ku ata kishin ndaluar në Durrës dhe por të vazhduar. Shkova kemi biseduar dhe kaq, aty ka qenë një grup i madh njerëzisht, pastaj jemi takuar herë pas here”,-tha Rama.

SHKARKO APP