Investitorët sauditë do investojnë në sektorin bujqësor
Investitorët sauditë kanë shprehur interes për të investuar në sektorin bujqësor në Shqipëri. Gjatë një takimi në ministri, Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë i njohu ata me projektet që parashikohen në këtë sektor ndërsa i ftoi të jenë pjesë e PPP-ve për të ndërtuar tre qendra multifunksionale bujqësore.
“Projekti i parë që duam të propozojmë është krijimi i tre qendrave bujqësore multifunksionale”,-tha Enea Hoti. Ministri Bledi Çuçi u shpreh se Shqipëria rurale ka ende potenciale të pashfrytëzuara.
Grupi i investitorëve sauditë vizituan Shqipërinë me ftesë të Kryeministrit Edi Rama për një “Business Tour” tre ditor. Ata treguan interes të veçantë ata u interesuan për blerjen nga Shqipëria të bagëtive të imta nga Shqipëria,prodhimin e grurit dhe patates, qendrat bujqësore multifunksionale si dhe rehabilitimin e digave dhe sistemit të vaditjes.
KOHA JONË SONDAZH

