Inxhinierët ngrenë alarmin për sigurinë në punë, dy viktima në 10 ditë

Inxhinierët e ndërtimit ngrenë alarmin për mungesën e sigurisë në kantiere. Ata thonë se përgjegjësia kryesore është e kompanive por kujdes duhet të tregojnë edhe punonjësit.

Në më pak se 10 ditë dy persona kanë humbur jetën në vendin e punës. Hetimet nuk kanë zbardhur ende shkaqet, por ekspertët ngrenë alarmin për mungesën e sigurisë në kantiere.

Shkëlqim Beqo, Inxhiner ndërtimi: Nuk ka gjë më të tmerrshme sesa alarmantja. Është termet sa i përket sigurisë në punë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjafton një vëzhgim për të konstatuar shqetësimin që ngrenë inxhinierët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në qendër të qytetit, punohet pa asnjë mjet mbrojtës. Jeta e punëtorëve është në duart e Zotit.

Inxhinieri i ndërtimit, Shkëlqim Beqo, thotë se përgjegjësitë bien mbi kompanitë, të cilat duhet të garantojnë kushtet e nevojshme për punonjësit.

Por cilat janë elementët e sigurisë që duhet të respektojë çdo punëdhënës?

Shkëlqim Beqo, Inxhiner ndërtimi: Duhet të jetë i lidhur, duhet të jetë i veshhur me këpucë që nuk shpohen nga gozhdët. Duhet të jetë i veshur me një formë dalluese, duket të ketë, kapele, syze, dorezat e punës. Përgjegjësia e parë është e firmës. Duhet ti krijojë kushte që mos rrezikojë jetën. Dhe e dyta është përgjegjësia e punëtorit.

Vitin e kaluar 27 persona humbën jetën në vendin e punës.

Sipas një raporti të Inspektoriatit Shtetëror të Punës rezulton se gjatë 2018 janë aksidentuar në punë 195 persona.

Ndaj 175 kompanive janë vendosur gjoba, ndërsa për 855 të tjera është marrë  masa e pezullimit të aktivitetit.

RTV Ora - Puna pa siguri, në 10 ditë dy persona kanë humbur jetën

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?