Inxhinieri: 21 shtatori ishte ndihmë nga Perëndia për të zgjuar gjumashët

Inxhinieri i ndërtimit, Luan Myrtaj i ftuar në emisionin Tempora tha se tërmeti i 26 nëntorit nuk ishte katastrofik, por i fortë për të cilin ndërtesa duhet të rezistonin.

Ndërsa u shpreh se tërmeti ishte i paralajmëruar.

Myrtaj theksoi se 21 shtatori ishte ndihmë nga Perëndia për të zgjuar gjumashët që po flinin gjumë.

I të njëjtit mendim ishte edhe inxhinierja Luljeta Bozo e cila tha se pasojat e tërmetit mund të ishin minimale.

Luan Myrtaj: “Nuk ka nevojë për panik sepse jemi përpara faktit të kryer. Panik i tepër është armik dhe jo mik. Nuk ishte tërmet katastrofik, ishte tërmet i fortë që pritej të ndodhte. Mikropllaka adriano-joniane ka potencialin të gjenerojë tërmete shumë më të fortë se ky tërmet që ra. Ishte një tërmet i fortë për të cilin ndërtesat duhet të rezistonin.

Bozo: Nuk ishte tërmet. Futet tek të fuqishmit, por jo tek shumë të fuqishmit. Pasojat mund të ishin minimale.

Luan Myrtaj: “Kemi raste në Durrës që kanë kaluar shumë mirë këtë ngjarje sizmike pa dëme. Biles kemi edhe ndërtesa të përforcuara diku para 10 vitesh dhe nuk ka ndodhur asnjë plasaritje. Kanë qenë në gjendje të rëndë dhe janë përforcuar dhe janë në gjendje perfekte.

Ishte ndihmë nga Perëndia për ti thënë gjumashëve tanë se zgjohuni nga gjumi se po ju vjen. Ka 6 vite që paralajmëron natyra, jep tërmet, jep tërmet.

Tempora - Inxhinieri: 21 shtatori ishte ndihmë nga Perëndia për të zgjuar gjumashët

SHKARKO APP