Inxhinieri Çipi: Ka mangësi të përgatitjes së vazhdueshme të inxhinierëve

Maksim Cipi

Tërmeti i cili goditi Shqipërinë nxori në pah problematikat që kanë ndërtesat për sa i përket qëndrueshmërisë dhe strukturës së tyre.

Sikurse shumë inxhinierë të huaj të cilët erdhën për të ndihmuar në konstatimin e dëmeve dhe të ndërtesave, ata kanë pohuar se këto konstruksione janë të dyshimta.

Inxhinieri Maksim Çipi i ftuar në RTV Ora në hapësirën e intervistës gjithashtu pohon se shumë ndërtime janë bërë nga kompani private ku nuk ka pasur kontrolle të mirëfillta.

Çipi: Shpesh ndërtimet janë bërë nga privatët në mënyrë gati individuale me një grup pune që mund të jetë shumë e mirë që dinë një tipologji, një metodë pune. Por nuk ka kontrollin e mirëfilltë, qëndrueshmëri në realizimin e veprës ose të materialit. Ndonjëherë nuk i zbaton, për fat të keq edhe duke e ditur, thjesht për të kursyer një hekur apo pak çimento. Kjo ka bërë shpeshherë që materiali të jetë difektoz, dhe vendosja e materialit të bëhet në sasinë e duhur, në mënyrën e duhur dhe sipas rekomandimeve përkatëse. Këtu do thoja diçka tjetër pasi është diçka që duhet luftuar.

Ndër të tjera, ai evidenton dhe mungesën e një përgatitje profesionale dhe në mënyrë të vazhdueshme të inxhinierëve.

Çipi: Një rol të madh në këtë drejtim luan për sa i përket inxhinierëve çuarja përpara dhe mbyllja e procesit të krijimit të Urdhrit të Inxhinierëve në Shqipëri. Është një mangësi e palejueshme sidomos për kohën ku jemi që inxhinierët të mos kenë një Urdhër të tyre, i cili do t’i thërrasi dhe njëherë vëmendjen inxhinierëve e do t’i vendosë ata përballë konsumatorëve. Nga njëra anë edhe do t’i mbrojë por mbi të gjitha do kërkojë një formim të vazhdueshëm konstant të tyre me të gjitha arritjet e fundit. Do të përgatisin ndër këtë gjithë këta inxhinierë grupe inxhinierësh që janë grupe të ndihmës së shpejtë dhe të emergjencës ashtu si erdhën nga vendet e tjera.

Inxhinieri Çipi i bën thirrje qytetarëve që të bëjnë durim për sa i përket vlerësimit të banesave të tyre.

I gjithë ky proces kërkon kohë dhe devotshmëri nga ana e inxhinierëve.

SHKARKO APP