Inxhinieri Meçe: Borxhi duhej marrë, që njerezit të hyjnë sa më shpejt në shtepi

Inxhinieri Arben Meçe deklaroi në studion e “360 Gradë” të gazetarit Artur Zheji, se qeveria është e detyruar të marrë borxh. Sipas tij, qëllimi i këtij borxhi është fisnik, pasi do të përdoret për të futur njerëzit në shtëpi, pasi mbetën të pastrehë nga tërmeti.

Arben Meçe: Ligji nuk është gjë tjetër veçse një procedurë. Nuk mund të pengojë ligji procesin që këta njerëz të futen në shtëpi. Ligji është gjëja më ordinere në këtë rast. Detyra është që të prodhojmë gjithë mekanizmat që sa më shpejt të jetë e mundur të futen në shtëpi. Jemi të detyruar ti marrim këto borxhe. Ky është projekt rindërtimi, jo zhvillimi. Është një barrë e madhe që iu vu Shqipërisë nga nëna natyrë. Kjo është një kosto suplementare. Gjithë ky investim do të jetë që sa më parë këta njerëz të futen në shtëpi. Në këto kuadër, të prodhojmë një borxh që tejkalon mundësitë, apo të fusim njerëzit sa më parë në shtëpi edhe me borxh. Do e rrisim këtë borxh me një synim fisnik, dhe do e paguajmë të gjithë së bashku.

SHKARKO APP