Ironi e Nard Ndokës: Takimi zgjati 92 minuta, shihemi më 13 prill
Kreu i PDK, Nard Ndoka, e ka komentuar me sarkazëm, takimin e kryeministrit Edi Rama me Matthew Palmer, Zv.ndihmëssekretarin amerikan, që ka ardhur në Shqipëri për krizën politike. “Ndërsa Palmer… zarfin për Biberajn”, shkruan ndër të tjera Ndoka, duke goditur, pikën e njohur të Ramës, blerjen e kundërshtarëve të vet.
“Takimi zgjati 92 minuta,”- shkroi Ndoka në Fb. “58 minuta i foli mbi letrën e Elezit; 3 minuta e pyeti per shëndetin, 16 minuta e prezantoi me stafin që e priti; në fund të takimit shkëmbyen zarfat. Rama mori propozimet për krizën, ndërsa Palmer zarfin per Biberaj!” dhe e ka përfunduar me fjalët “shihemi më 13 prill!”
KOHA JONË SONDAZH

