Ironia e dy “Shqiponjave” të Lleshajt, Blerta shoqe me Ina Nukën; njëra heroinë, tjetra pezullohet nga puna se mbrojti pronën
Blerta Dervishaj, është efektivja e ‘Shqiponjave’ e cila u pezullua nga detyra, një ditë pasi u përplas me kolegët dhe përmbarimorët, sepse mbrojti pronën në zonën pranë ‘Petro Nini Luarasit’ në Tiranë.
Ajo deklaroi që ditën e konfliktit se para se të gjithash do të mbrojë pronën dhe familjen e saj, ndonëse rezultonte punonjëse në Policinë e Shtetit.
Si për ironi, Blerta Dervishaj është mikeshë me Ina Nukën, efektiven që mbeti e plagosur dhe dëmtoi gishtat e njërës dorë në protestën e banorëve të Astirit, para parlamentit disa muaj më parë.
Ajo që bie në sy është se për efektiven Dervishaj u urdhërua të pezullohet nga puna për shkak se mbrojti pronën e , ndërsa për Ina Nukën “u ngrit në këmbë” një shtet i tërë dhe u cilësua heroinë, për shkak se mbrojti qeverinë përballë protestave të qytetarëve.


KOHA JONË SONDAZH

