Ironia e Dylgjerit: Nix këdo që mendon që vijë Ambasador i SHBA në Tiranë

Thirrja e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, se nxit këdo që mendon për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, është ironizuar nga Ylli Dylgjeri. Me ironi ai shkruan se nxit këdo që mendon të vijë Ambasador i SHBA-së në Shqipëri. ”Për reciprocitet diplomatik, edhe Unë, po i bëj thirrje Departamentin e Shtetit që të “nxisë këdo që mendon për të ardhur Ambasador në Shqipëri, vetëm vëndin tonë mos e lerë në zi”. Ky quhet reciprocitet”,-shkruan Dylgjeri.

Postimi i plotë

Nxis këdo që të regjistrohet për Ambasador i SHBA në Tiranë. Në Shqipëri, ambasada amerikane tha sot se ajo “nxit këdo që mendon të kandidojë që të regjistrohet në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.” Paaftësi?

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë deklaratë po na kujton se u mbush më shumë se një vit që gjithë ajo SHBA, shembull i përzgjedhjes dhe promovimit të diplomatit, dhe ende nuk ka zgjedhur Ambasadorin e Saj në Shqipëri!!! Për reciprocitet diplomatik, edhe Unë, po i bëj thirrje Departamentin e Shtetit që të “nxisë këdo që mendon për të ardhur Ambasador në Shqipëri, vetëm vëndin tonë mos e lerë në zi”. Ky quhet reciprocitet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?