Ironia e fatit/ Rama kërkon t’ua shembë, banorët e Astirit hapin dyert për banorët e dëmtuar nga tërmeti
Kanë më shumë se një vit që protestojnë në rrugë e kudo, madje janë dhunuar dhe burgosur nga qeveria “Rama” se duan të mbrojnë banesat e tyre nga shembja e parashikuar në projektin e dyshimtë të zgjerimit të Unazës së Re, banorët e zonës në fjalë hapin dyert për shqiptarët e mbetur në qiell të hapur nga tërmeti vrastar i së martës.
“Ne familjet dhe banoret e Unazes se Re, ne solidaritet te plote me situaten e post-termeteve, veme ne dispozicion kete ndertese 5 kateshe per c’do familje e banor te pastrehe nga termeti sidomos per zonen e Durrsit e te Thumanes por jo vetem!
Godina e banimit ka kapacitet banimi per rreth 200 persona, eshte 5 kateshe me uje, drita, e kushte higjeno sanitare shume te mira, eshte afer 1 deri 3 minuta stationeve te autobuseve, urban e interurban.
Spitali Ushtarak eshte vetem 15 minuta larg ne kembe nga godina.
Godina e banimit ka dhe ambient magazinie.
Godina e banimit gjendet 100-m sapo hyne ne Unaze te Re krahu i djathe te Sheshi Shqiponja.
Ne banoret e Unazes se Re bashke me Aleancen per Teatrin marim persiper strehimin e te pastreheve pa afat deri ne nje zgjidhje te dyte!
Bashke me Aleancen per Teatrin do t’ju sigurojme ushqime rroba batanije dysheke e c’fare tjeter ju nevojitet per ta kalur me sa me pak dhimbje kete situate te veshtire!
C’do familjee banor i demtuar nga termeti mund te na kontaktoje jemi ne dispozicion 24 ore per Ju. SHPERNDAJE SA ME SHUME!”, deklarojne banorët e Unazës së Re.