Ironia e Fugës: “Sigurimsat” na mungojnë të zbulojmë dhe drejt e te gjeli i Vitit të Ri

Na gëzonin me zbulimin e një grupi armiqësor që donte të prishte lumturinë popullore. Keq jemi ekonomikisht, kulturalisht, – thuhej – por ama sapo shpartalluam një grup armiqësor që do ta bëntë gjendjen edhe shumë më të keqe akoma. Ata, ata të poshtrit, e kanë fajin për gjithçka të keqe që kemi përjetuar.

Sikurse ndodh sa herë që një shoqëri ndodhet dhe përjeton një krizë të gjerë dhe rrënjësore, turmat kërkojnë dhe e hanë grepin e një konspiracioni që është ngritur kundër tyre. Në histori kanë qenë me radhë të krishterët, hebrenjtë, arixhinjtë, masonët, spiunët e armiqve të jashtëm, shtrigat e të tjerë. Urrejtja dhe frustrimi popullor janë drejtuar drejt “kokave të turkut” për të harruar gjithçka tjetër që ka përbërë një analizë objektive të krizave që kanë kaluar popujt përkatës.  "Shoqëria civile" po na gëzon duke na zbuluar një grup armiqësor që janë ish- bashkëpuntorët e ish- Sigurimit të ish- shtetit. Ata na mungojnë të zbulojmë dhe drejt e te gjeli i vitit të Ri”, shprehet Fuga.

SHKARKO APP