Ironia e Palokës: “Meritë” e Ramës që na u mbyll dera për në BE

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, pas vendimit që dhanë ministrat e Jashtëm të vendeve të BE për shtyrjen me një vit të çeljes së negociatave për Shqipërinë.

Në një status në “Facebook” Paloka thekson se Rama e quan fitore mos hapjen e negociatave. Mes ironisë Paloka tha se Rama është i vetmi që punoi bashkë me Tahirin, Xhafajn, Ahmetajn, Gjiknurin, Dakon, Ballën që negociatat të mos hapen.

REAGIMI I PALOKËS
Ja se si pafytyresia te nxjerr te sinqerte padashje.
E quan “fitore” mos hapjen e negociatave.
E ben me shprese se do vazhdoj te mashtroje shqiptaret, por pa dashje thote nje te vertete; per Ramen eshte vertete “fitore” qe negociatat nuk u hapen.
Ai ishte i vetmi qe deshironte dhe punoi bashke me Tahirin, Xhafajn, Ahmetajn, Gjiknurin, Dakon, Ballen…qe negociatat te mos hapen.
Eshte teresisht “merite” e tij qe na e mbyllen deren dhe nje here.
Po nuk larguam Ramen do na largohet Evropa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?