Ironia e Tahirit për “qytetarin digjital”: Po me Gjinin e Portokallisë ç’patën?

Në postimin e fundit të Sali Berishës në Facebook, foton që ia vodhi aktorit të Portokallisë, Bes Kallaku, e nxori si drogën e Saimir Tahirit. Këtë vuri në dukje ministri i Brendshëm Tahiri në fjalën e mbajtur sot gjatë konferencës së shtyp.

Pasi renditi një seri të atyre që i quajti shpifje nga më absurdet, ministri i rezervoi një pjesë të vogël dhe (sh)përdorimit të denoncimeve publike të paligjshmërisë në rrjete sociale, si i ashtuquajturi “qytetari digjital” në Facebook.

“Nuk ka pasur ditë të vitit që mbi mua, mbi Kryeministrin, qeverinë e akoma më keq, mbi vetë Policinë e Shtetit, nuk janë hedhur shpifje nga më absurdet. ‘Shqipëria është Kolumbi e shqiptarët kolumbian’, thoshte një syresh e opozitës sot në një Kongres ndërkombëtar të grave të partisë, duke harruar se këtë baltë po e merr Shqipëria dhe shqiptarët. Vetëm 48 orët e fundit kam dëgjuar shpifje nga ato që të lënë me gojë hapur. 24 kilogram drogë opozita, segmente të medias, dhe ca “lajme me burime të prokurorisë” i bënë ‘24 ton’. E kur arrijnë të shpifin me tre zero nga pas sa 24 kile t’i bëjnë 24 ton, kuptoj edhe nga dolën 10 mijë tonët e Lulzim Bashës dje. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Po dje, për dy të arrestuar të Policisë, PD doli dhe akuzoi deputetin Xhemal Qefalia si të lidhur me drogën, dhe pse e vetmja gjë që lidhte deputetin e PS me drogën ishte rastësia e mbiemrit të njëjtë me të arrestuarit.  Kjo është njëlloj sikur Sali Berisha dhe Lulzim Basha të presin urime zyrtare në selinë e PD pse pret Etrit Berisha dhe shënon Migjen Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të mos folur për postimin e fundit të Sali Berishës në FB, ku foton që ia vodhi aktorit të Portokallisë, Bes Kallaku, e nxori si drogën e Saimir Tahirit”, tha ministri Tahiri, i përfshirë në akuzat e fundit të opozitës nga një foto e aktorit të njohur si Gjini i Portokallisë.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10211098815126653&set=a.10200714696010165.2210580.1244560110&type=3&theater

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?