Gazetarja që nervozoi palloshin dhe vajza e Dokles, tallen me zgjatimin e Rilindjes
Devijimi i Rudina Hajdarit, duke mos e dorëzuar mandatin e deputetes, pati reagime në publik. Por ironitë në këtë rast nuk kanë munguar. Një e tillë vjen nga vajza e ish-deputetit të PS-së, Namik Dokle. Mjekja e njohur, Anika Dokle, me ironi shkruan se krizën politike kërkon ta zgjidhë Hajdari, që në kuptim popullor është term ofendues.
Nga ana tjetër, gazetarja që nervozoi kryeministrit Edi Rama gjatë një konference për shtyp, Ambrozia Meta ironizon me të folurën e deputetes Hajdari.
”Gazetarët në studio, e ndihmojnë Rudina Hajdaren të përfundojë një fjali dëftore, njësoj si e ndihmoj unë nipin 2-vjeçar, të thotë deri në fund, këngët apo vjershat popullore “roza – rozina plot me mandolina” apo “rosat po lahen brenda në liqen.” Kam shpresë se kur nipi i madh, të mbarojë Festën e Abetares këtë vit, do rrëzojë sistemin bashkë me Rudinën”,-shkruan gazetarja.


KOHA JONË SONDAZH

