Ironia nga Këlliçi: Mos u çudisni kur Rama të thotë se do hapim tender për ”Rrugën e Qumështit”

Deklaratën e kryeministrit Edi Rama se brenda vitit do të çojmë në orbitë dy satelitë, ”Albania 1” dhe ”Albania 2”, është komentuar me ironi nga deputeti i PD-së, Belind Këlliçi.

Në fjalën e tij në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, ai tha se javës tjetër Edi Rama do të dalë me deklaratën se do të hapë tender për të ndërtuar ”Rrugën e Qumështit”.

“Mos u çudisni kur Rama të dalë javës tjetër me deklaratën “do hapim tender që të ndërtojmë Rrugën e Qumështit”. Mjerimi është ulur këmbëkryq me mijëra familje qe sot nuk ushqejnë dot familjet e tyre me bukë.

Ahmetaj thotë se rritja e çmimit të bukës është krejtësisht e përballueshme, duken si filma, por Edi dhe Beni, nuk janë personazhe filmash, a ka njeri më mirë në këtë vend që i njeh më mirë xhepat e qytetarëve shqiptarë kanë 8 vite që u kanë hyrë me themel xhepave të shqiptare”.

SHKARKO APP