Ironizon Erion Braçe: Ta dinte Nënë Tereza se shenjtërimi i saj do ishte pushim, nuk do të shenjtërohej
Me një gjuhë opozitari, ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe ka ironizuar administratën publike, që sot është pushim me rastin e shenjtërimit të Nënë Terëzës.
Në një postim në Facebook, Braçe Shkruan se “nëse Nënë Tereza do e dinte që shenjtërimi i saj do ishte pushim, nuk do të shenjtërohej”.
Postimi i plotë i Braçes
“Ta dinte Nënë Tereza që shënjtërimi i saj, do ishte ditë pushimi për shtetin e që shërbyesit publik të zyrave do shëlleheshin në Palasë tek Nazuri, në Jalë tek Cmenduria, në Hamallë te Dallga, në gjirin e Lalëzit te 7 fshatrat e Lurës apo në sarajet e çdo oligarku, do vijonte të shërbente kudo për njerëzit e zakonshëm e nuk do ngjitej lart si shenjtë! Me këmbë në tokë! Mirëmëngjes e punë të mbare të gjithë atyre që punojnë sot, nga pastruesit e deri tek infermiere e mjekë në qendrat shendetësore e spitale”, shkruan Braçe.
KOHA JONË SONDAZH

