Isa Mustafa telefonon Presidentin Meta: Me mendje dhe përjetime, së bashku me ju në Shqipëri

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka telefonuar Presidentin Ilir Meta, ku ka shprehur solidaritet me Shqipërinë, pas situatës së krijuar pas lëkundjes së fuqishme të tërmetit që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Fizikisht jemi në Kosovë por me mendje dhe përjetime, së bashku me juve në Shqipëri”, thotë mes të tjerash Mustafa.

isa-mustafa

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Të nderuar qytetarë

Shqipëria dhe shqiptarët po përjetojnë një tragjedi të rëndë nga pasojat e tërmetit.

I telefonova Presidentit të Shqipërisë, z. Ilir Meta për ti shprehur dhembjen dhe solidarizimin tonë me shtetin shqiptar dhe me familjet e viktimave të kësaj fatëkeqësie. E urova që sa më shpejtë të tejkalohet kjo gjendje me sa më pak viktima njerëzore e materiale dhe për shërim sa më të shpejtë të vllezërve dhe motrave tona që morën lëndime në këtë fatëkeqësi.

Fizikisht jemi në Kosovë por me mendje dhe përjetime, së bashku me juve në Shqipëri. IM

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?