Ish-ambasadori i parë shqiptar në SHBA: Ju rrëfej takimin e veçantë me George H.W Bush

Ish-ambasadori shqiptar në SHBA në vitet 1992-1994, Roland Bimo në një lidhje tëlefonike ka treguar për Fax Neës eksperiencën që ka kaluar në detyrën e Ambasadaorit dhe raportet apo vlerësimet që ka patur dhe ka për ish-presidentin Bush.

Ai ishte ambasadori i parë shqiptar në Shtetet e Bashkuara, pas përmbysjes së regjimit komunist, pikërisht në një kohë kur Shqipëria dhe shqiptarët e shihnin Amerikën si shpresa e vetme e tyre për të ndërtuar demokracinë.

Sipas Bimos, Bush ishte njeri i jashtëzakonshëm, dhe një lidër i cili drejtoi shtetin më të fuqishëm në një periudhë mjaft të vështirë për gjithë botën.

Duke rrëfyer momentet kur është takuar me Bush, Bimo tha: “Ai të jepte mundësinë për të shprehur atë që kishe për të thënë.  Kur kam mbërritur në SHBA,  e gjithë elita  atje kishte një ndjenjë të jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, dhe besoj se kjo ndodhte edhe për shkak se ato e njihnin të shkuarën tonë komuniste dhe vujatjet që kishin pasuar prej tij”.

SHKARKO APP